Rodri mund të ketë nevojë për operim, pritet të humbasë gjithë sezonin

13:13 | 24 Shtator 2024
K.B

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri mund të humbasë gjithë sezonin 2024/25 nëse do t’i duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike.

Lëndimet e rënda të lojtarëve kanë vazhduar edhe në këtë fundjavë dhe i fundit nga të dëmtuarit është mesfushori Rodri.

Ylli spanjoll i Manchester Cityt u dëmtua në barazimin 2-2 me Arsenalin të dielën pasdite në Etihad, duke lëshuar fushën në minutën e 22-të.

Skanimet e të hënës zbuluan se kandidati për Topin e Artë ka pësuar një lëndim të ligamentit ACL në gjurin e tij të djathtë dhe mund t’i nënshtrohet një operacioni në Barcelonë.

Sipas mediumit ESPN, dëmtimi i Rodrit është shumë më serioz sesa pritej fillimisht pasi ai tani ka gjasa të humbasë të gjithë sezonin.

Rodri ka qenë i zëshëm për lodhjen e lojtarëve mes një programi rraskapitës dhe ky dëmtim nuk mund të kishte ardhur në një moment më të keq. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme