Google ADS

Një vit nga sulmi terrorist në Banjskë, Hovenier: Autorët të mbahen përgjegjës

12:08 | 24 Shtator 2024
E.K

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, ka përkujtuar një vjetorin e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, gjatë sulmit terrorist në Banjskë.

Në një postim në platformën ‘X’, ai theksoi se i është bashkuar qeverisë së Kosovës dhe homologëve diplomatikë për të nderuar rënien në krye të detyrës të Bunjakut.

“Sot iu bashkova Qeverisë së Kosovës dhe kolegëve diplomatikë për të nderuar kujtimin e policit të Kosovës Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë, sot një vit më parë. Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre, dhe është pritshmëria jonë, që autorët dhe të gjithë ata që u përfshinë në atë krim të tmerrshëm të mbahen plotësisht përgjegjës.”, ka shkruar ambasadori Hovenier./Arbresh.info

Të ngjashme