Barcelona po kalon në formë të mrekullueshme në fillim të sezonit por njashtu po përballet me një valë lëndimesh.
Goditja më e madhe është lëndimi i portierit Marc Ander ter Stegen në fundjavë për të cilin duket se ka përfunduar stinori.
Pasi ish-portieri i Katalunasve, Claudio Bravo, u shpreh i gatshëm të dalë nga pensionimi për të luajtur për ta, tash ka dalë edhe një opsion.
Keylor Navas, ish numri një në portën e rivalit të përbetuar të Barcelonës, Real Madrid, është pa klub që kur i skadoi kontrata me Paris Saint-Germainin në qershor.
Edhe ai duket se është i gatshëm ta zë vendin e gjermanit, dhe gjatë këtyre muajve ka stërvitur i vetëm në vendlindjen e tij, Kosta Rikë./kk
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin