Google ADS

Kurti, Konjufca, Sveçla dhe drejtori i Policisë, vizitojnë familjen e heroit, Afrim Bunjaku në njëvjetorin e rënies së tij

09:26 | 24 Shtator 2024
K.B

Në përvjetorin e rënies heroike të rreshterit të Policisë së Kosovës, heroit Afrim Bunjaku, kryeministri i vendit Albin Kurti ka vizituar familjen e tij në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.

Me këtë rast, familjen e heroit Afrim Bunjaku e vizituan edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Një vit më parë, në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur, i udhëhequr nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Radoiçiq ka pranuar se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në këtë sulm./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme