Arrestohet një person për sulm dhe armëmbajtje pa leje në Ferizaj

08:38 | 24 Shtator 2024
K.B

Policia e Kosovës ka arrestuar një 27-vjeçar në Ferizaj, pasi i njëjti ka sulmuar një grua.

Siç njofton policia, tek i dyshuari janë gjetur një sprej dhe një elektroshok dore pa leje.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit rasti është iniciuar për procedurë të rregullt , ndërsa pas verifikimit të të dyshuarit, ka rezultuar se ishte në kërkim policor me urdhëresë aktive nga gjykata, me dënim burgimi prej 10 ditëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia njofton se i dyshuari J.A është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa si provë materiale janë sekuestruar një sprej dhe elektroshoku i dorës./Arbresh.info/

Të ngjashme