Google ADS

Moti sot me diell e vranësira, pritet të ketë edhe riga shiu

06:55 | 24 Shtator 2024
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të shoqërohen me riga të shiut të intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme