Erdogan, Vuçiqit: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën

22:21 | 23 Shtator 2024
E.G

Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me të cilin ka diskutuar edhe për Kosovën.

Erdogan ka thënë së është i rëndësishëm vazhdimi i procesit të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.

Dy liderët janë takuar në Nju Jork në margjinat e sesionit 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sipas deklaratës së lëshuar nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës turke, Erdogan e Vuçiq kanë folur për bashkëpunim mes Turqisë dhe Serbisë./Arbresh.info/

Të ngjashme