Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav është takuar sot Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Me anë të një postimi në “X”, Orav ka thënë se ka pasur një shkëmbim të shkëlqyer pikëpamjesh me të dy ambasadorët, shkruan Arbresh.info.
“Pata një shkëmbim të shkëlqyer mendimesh me Ambasadorin e Gjermanisë Jörn Rohde dhe me Ambasadorin e Shqipërisë Petrit Malaj. Të premten, pata mundësinë të takoj Arnhild Spence, koordinator zhvillimi në UN në Kosovë. Mezi presim bashkëpunimin tonë në të ardhmen”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, postimin e shefit të Zyrës së BE-së e ka shpërndarë Ambasadori gjerman Rohde.
“Faleminderit për vizitën tuaj sot Aivo Orav. Pres që bashkërisht ta sjellim Kosovën më afër Bashkimit Evropian!”, ka shkruar Rohde./Arbresh.info/
Thanks for your visit today, dear @AivoOrav!
Looking forward to jointly bringing Kosovo 🇽🇰 closer to the European Union 🇪🇺! https://t.co/cSvNsfIWDi— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 23, 2024
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...