Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurit H.XH dhe K.G për shkak të veprës penale Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike.
Sipas njoftimit, gjykata vlerësoi se e caktimi i masës së paraburgimit është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku i ikjes së tyre, të njëjtit mund të shmangen nga procedura penale, “duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si është kryer vepra penale, gjegjësisht ka rrezik se mund të bëjnë asgjësimin, ndryshimin e provave në rastin konkret, si dhe mund të ndikojnë në dëshmitarë,” , shkruan Arbresh.info.
Andaj gjykata vlerëson se lënia në liri e të pandehurve mund të rrezikojë në masë të madhe zhvillimin e drejtë të procedurës penale.
“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Goditet një laborator i drogës në Prishtinë, Sveçla thotë se është i 19-ti i shkatërruar në tri vjet
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...