Google ADS

Gërvalla takon Ministren e Jashtme të Republikës së Afrikës Qendrore, konfirmohet përkushtimi për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale

19:33 | 23 Shtator 2024
E.G

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz është takuar me Ministrja e Punëve të Jashtme, Frankofonisë dhe Qytetarëve të Afrikës Qendrore Jashtë Vendit, Sylvie Baïpo-Temon në margjinat e Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA 79).

Sipas njoftimit, në fokus të takimit ishte forcimi i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe forcimi i bashkëpunimit dypalësh ishin në fokus të takimit mes dy ministreve, shkruan Arbresh.info.

Gjatë takimit, u përsërit përkushtimi për të thelluar bashkëpunimin në organizata ndërkombëtare.

“Një vend të veçantë gjatë bisedës zuri edhe shkëmbimi i përvojave dhe politikave të ndryshme që fuqizojnë lidhjet me mërgatën dhe diasporën.”, thuhet në njoftim.

“Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Republikës e Afrikës Qendrore, duke rikonfirmuar përkushtimin për një partneritet të qëndrueshëm.”, thuhet në njoftimin e MPJD-së./Arbresh.info/

Të ngjashme