Google ADS

Njëvjetori i rënies së Afrim Bunjakut, Kurti nesër vizitë te familja dhe homazhe te varri i heroit

19:09 | 23 Shtator 2024
E.G

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër organizohen aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së Heroit Afrim Bunjaku.

Sipas njoftimit, Kurti në ora 09:00  do të vizitojë familjen e Heroit Afrim Bunjaku

Në ora 09:30  do të bëjë homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku

Më pas do të vendosë kurora me lule dhe do të përurojë rregullimin e pllakës dhe varrit të heroit.

Në ora 15:00  do të mbahet Akademia Përkujtimore në sallën e Kuqe te Pallati i Rinisë në Prishtinë.

Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Radoiçiq ka pranuar se ka organizuar dhe pjesëmarrjen në këtë sulm.

Ndërkaq, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tij dhe 44 personave tjerë u ngrit aktakuzë për veprimtari terroriste./Arbresh.nfo/

Të ngjashme