Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka shkruar pas protestës së sotme të mbajtur atje për identitet e dinjitet.
Në një postim në Facebook, Sinani ka treguar kërkesat e paraqitura gjatë këtij marshi protestues kundër shtypjes e diskriminimit, shkruan Arbresh.info.
“Presheva nuk mund të mos ishte vendi i cili do t’i bënte bashkë shqiptarët e Luginës.
Në MARSHIN protestues për IDENTITET & DINJITET e për të ngritur zërin kundër shtypjes e diskriminimit.
– para Stacionit policor u kërkua ndërprerja e procesit të pasivizimit selektiv dhe rikthimi i adresave të shqiptarëve të pasivizuar
– në Shtëpinë e Shëndetit u kërkua që ky institucion të mos bëhet shtëpi e diskriminimit
– pranë zyrës së Trupit Koordinues e quajtëm bashkë këtë instituciob Trup Çkoordinues dhe
– para Gjykatës u kërkua rikthimi i këtij institucioni.
Sot, dëshmuam edhe një herë që shqiptarët e Luginës as nuk nënshtrohen e as nuk heshtin, edhe përkundër mos implementimit të marrëveshjeve të nënshkruara nga vetë Beogradi.”, ka shkruar ajo.
Sinani theksoi se betejat si shqiptarë do t’I vazhdojnë edhe më tej.
“Betejat tona si shqiptarë do t’i vazhdojmë edhe më tej, sado e vështirë të jetë rruga deri në realizimin e plotë të të drejtave tona.”, përfundoi ajo./Arbresh.info/
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?