Haradinaj dekoron Medën me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”

17:19 | 23 Shtator 2024
E.G

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka nderuar me medalje këngëtarin Mehdin Përgjegjaj – Meda.

Ai e ka nderuar me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet” për kontributin në muzikë, shkruan Arbresh.info.

Kështu ka bërë të ditur Haradinaj me anë të një postimi në Facebook.

“Meda, me zërin e tij të jashtëzakonshëm është bërë pjesë pothuaj e çdo familjeje shqiptare, por edhe me aktivitetin e tij humanitar dhe kontributin për çështje kombëtare”, ka shkruar ai.

Haradinaj tutje tha: “Pata kënaqësinë që sot ta nderoj me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet””./Arbresh.info/

Të ngjashme