Google ADS

AGK: Numri i sulmeve ndaj gazetarëve në vitin 2023 është rritur dukshëm

16:35 | 23 Shtator 2024
E.G

Gjatë vitit 2023 Kosova ka përjetuar rënie të paparë sa i përket sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së medieve përderisa sfidë ka qenë raportimi nga veriu i vendit, ku gazetarët atje janë sulmuar e kërcënuar.

Kështu bënë të ditur përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës të cilët publikuan raportin vjetor “Treguesit e nivelit të lirisë së medieve dhe sigurisë së gazetarëve” për vitin 2023.

Kërcënim për lirinë e medies sipas AGK-së ishte tentimi i Qeverisë për revokimin e lincencës së televizionit KLAN Kosovës.

Getoarbë Mulliqi nga AGK-tha se, buxheti që merr Radio Televizioni Publik, është i përcaktuar nga Kuvendi duke e lënë të ekspozuar ndaj ndikimeve politke. Buxheti i Alokuar për vitin 2023, është buxheti më i ulët në vitet e fundit, duke paraqitur një formë të drejtpërdrejtë presioni ndaj RTK-së dhe RTK më këtë buxhet mund të përballojë vetëm pagat e punonjësve të vetë.

Mulliqi foli edhe për sulmet ndaj gazetarëve duke përmendur edhe shifra.

“Krahasuar me vitin 2022 ku janë raportuar gjithsej 33 raste, numri i sulmeve ndaj gazetarëve është rritur për 41 duke e e bërë vitin 2023, vitin me numrin më të lartë të shkeljeve të lirisë së medias dhe sulmeve në drejtim të gazetarëve. Gazetarët që raportuan nga komunat veriore janë përballur me kërcënimet për jetën, sulme verbale dhe fizike si dhe me dëmtim të pronave personale dhe profesionale”, tha Mulliqi

Kurse Yll Zeka, zyrtar Ligjor tha se ka shumë pakënaqësi rreth zbatimit rreth legjislacionit në fuqi.

“Kemi sidomos ligjet për shpifje dhe fyrje dhe ligjin për mbrojtjen e të drejtave të burimeve të gazetarëve , këto dy ligje i kemi ndër ligjet më të vjetra në Legjislacionin e Kosovës, njëri i vitit 2008 dhe tjetra për 2013 të cilat deri më tash nuk janë përditësuar” tha ai.

Leonita Morina, hulumtuese tha se në data bazën e krijuar nga AGK janë diku rreth 35 raste.

Të ngjashme