Galaxy S7 vjen me funksionin Live Photos?

12:10 | 15 Janar 2016
Arbresh Info

Apple iPhone 6s dhe Apple iPhone 6S Plus kanë një funksion të quajtur Live Photos që gjiganti Apple e ka lëshuar me debutimit e pajisjeve të fundit. Një sekondë e gjysmë para se ta shtypni butonin për shkrepje dhe një sekondë e gjysmë pasi të shtypni këtë buton regjistrohet si video, shkruan arbresh.info. Si rezultat duhet të mbani më shumë gishtin tek fotoja duke e shtypur ekranin në mënyrë për tu shfaqur pamjet e regjistruara paraprakisht.

Megjithatë, një raport i publikuar sot zbulon që kompania Samsung ka në plan të shtojë një funksion të tillë në telefonat e ardhshëm të kompanisë. Edhe pse ky funksion është duke u zhvilluar për Samsung Galaxy S7, mund të mos jetë në dispozicion kur telefoni të fillojë shitjet por më pas mund të shtohet me përditësimin e softuerit. Galaxy S7 pritet të zbulohet më 21 shkurt gjatë eventit Unpacked nga Samsung.

Bazuar ‘AndroidGeeks’, Samsung do e emërojë funksionin Timeless Photo apo Vivid Photo. Ndryshe nga funksioni Live Photos për Apple, versioni për Samsung nuk do posedojë edhe zë. Kjo do i lejojë përdoruesve të Galaxy S7 të shpërndajnë foto të tyre në formatin GIF në rrjete sociale./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme