I shënoi dy gola Strasbourg-ut, Zhegrova në formacionin e javës

13:13 | 23 Shtator 2024
A Z

Sulmuesi kosovar i Lillës, Edon Zhegrova vazhdon me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit francez.

Ylli i Kombëtares sonë, realizoi dy gola në barazimin 3-3 të Lille ndaj Strasbourg, sfidë kjo e luajtur të shtunën që lamë pas.

Zhegrova falë performancës së lartë, ka hyrë në formacionin e javës në Ligue 1.

Formacioni: Rulli, Teze, Ndayishimiye, Sagnan, Bard, Zhegrova, Savanier, Tolisso, Guessand, Adams, Moukoko.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme