Mimoza Kusari-Lila, sefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në një konferencë për media, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se ka një mbështetje për votimin “për’ për marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.
Kusari-Lila tha se nuk do të ketë seancë të re të Kuvendit të Kosovës, për shkak se ka pika të shumta që kanë mbetur nga esencat e kaluara.
“Kemi komunikuar vazhdimisht me grupet parlamentare të opozitës për marrëveshjet ndërkombëtare nuk ka ndonjë ndryshim të vendimit të tyre”, ka thënë Kusari-Lila.
Kurse sa i përket paralajmërimeve të Gjermanisë që Kosova mund të rrezikojë izolim më të thellë ekonomik nëse nuk heq masat e tregtisë nga mallrat serbe, Kusari-Lila tha se Kosova është në pritje të tre skenarëve që do të bëjnë skenimin e kamionëve nëpër kufijtë, dhe se këta skenarë do t’i ndihmojnë në këtë drejtim.
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...