Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, me qëllim të ngritjes së masave të sigurisë në komunikacionin rrugor në kuadër të objektivave dhe detyrave që dalin nga plani operativ “Fillimi i vitit të ri shkollor dhe siguria në shkolla’’, është duke vazhduar me ligjërata vetëdijësuese për nxënësit e shkollave të mesme të ulëta në të gjitha shkollat e zonë së përgjegjësisë.
Këto ligjerata kanë për qëllim që të njoftohen nxënësit për rregullat themelore në komunikacion rrugor, ecjen në trotuar, kalimin e rrugës në mënyrë të sigurt në vendkalime për këmbësor, semafori, rroli i tij etj.
“Këto ligjërata së bashku me nxënësit në mënyrë praktike janë përcjellë edhe me aktivitete në rrugë në afërsi të shkollave, nëpër udhëkryqe, në vendkalime për këmbësorë apo në rrugët me frekuentim më të madhe dhe ku ata mund të rrezikohen gjatë rrugëtimit për në shkollë. I gjithë ky projekt po realizohet në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit, drejtoritë e shkollave dhe stafin arsimor”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...