Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Paqe, Labinot Maliqi ka kërkuar nga institucionet përkatëse dhe Ministria e Arsimit që të shfuqizojnë udhëzimin administrativ për ndalimin e veshjeve fetare në shkolla.
Maliqi në një konferencë për media tha se një nxënëse në gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë është larguar nga shkolla për shkak të bartjes së shamisë, shkruan Arbresh.info.
“Udhëzimi administrativ është keqkuptues, pavarësisht qëllimit të tij ka dëmtuar të drejtat e njeriut në Kosovë. Dëshirojmë dhe kërkojmë një demokraci edhe më të avancuar se kjo që e kemi veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare. Nxënësja A.D. 18-vjeçare nga gjimnazi “Bedri Pejani” në Pejë u largua nga shkolla me 2 shtator për shkak të bartjes së shamisë”, tha Maliqi.
“Bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse Ministrisë së Arsimit të shfuqizoj paragrafin1.13 të nenit 3 të Udhëzimit Administrativ”, tha ai./Arbresh.info
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?