Policia shqiptoi afro 2 mijë gjoba brenda 24 orëve

09:21 | 23 Shtator 2024
E.H

Polica e Kosovës raporton se brenda 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1 mijë e 869 tiketa trafiku.

Përmes raportit ditor, policia bënë të ditur se gjatë periudhës së njëjtë kohore kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, prej tyre 27 aksidente janë me të lënduar dhe 22 me dëme materiale.

Po ashtu janë arrestuar 31 persona, 18 janë dërguar në mbajtje dhe tri në vuajte të dënimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme