Google ADS

Vdes motra e Adem dhe Hamëz Jasharit

08:37 | 23 Shtator 2024
E.H

Ka ndërruar jetë Hava Jashari-Gashi, motra e heronjve Adem e Hamëz Jasharit.

Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur nipi i saj, Bekim Jashari.

Njoftimi i plotë:

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur, HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga kjo botë sot.

Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm.

Ceremonia mortore do të mbahet sot më 23.09.2024, në orën 16:30, në varrezat e fshatit Kryshevc-Skenderaj.

Do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme