Google ADS

Barcelona e jashtëzakonshme në La Liga, ‘demolon’ Villarealin në udhëtim

20:35 | 22 Shtator 2024
D.H

Barcelona ka shënuar fitore të thellë me rezultat 1-5 në udhëtim tek Villareali, në kuadër të xhiros së gjashtë në La Liga.

Villareali shënoi një gol në minutën e tetë, mirëpo u anulua për pozicion jashtë loje, shkruan Arbresh.info.

Pas kësaj, Barcelona reagoi dhe shënoi në minutën e 20-të me Lewandowskin.

Polaku shënoi golin e dytë personal 15 minuta më vonë për të dyfishuar epërsinë.

Ndërkohë, Ayoze Perez tre minuta më vonë ngushtoi epërsinë në 1-2.

Villareali nisi furishëm pjesën e dytë duke realizuar në minutën e 50-të, mirëpo sërish goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Teksa tetë minuta më vonë Pablo Torre shënoi për 1-3.

Në minutën e 66-të, Lewandowski pati mundësinë për Hattrick, mirëpo humbi penalltinë.

Kurse dy minuta më vonë, Villarealit iu anulua goli i tretë në këtë ndeshje për pozicion jashtë lojë.

Deri në fund Barça shënoi edhe dy herë me Raphinha në minutën e 75-të dhe 83-të, për t’i dhënë fund kësaj ndeshje.

Të drejtuarit e Hansi Flick pas gjashtë ndeshjesh kanë gjashtë fitore dhe prijnë në tabelë me 18 pikë, kurse Villareali pëson humbjen e parë në La Liga këtë sezon dhe ka 11 pikë, ku ndodhet në pozitën e pestë.

Sfidën e radhës “Nëndetësja e Verdhë e luan ndaj Espanyolit në udhëtim, kurse Blaugrana e pret Getafen në shtëpi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme