Krasniqi kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Themel i horizontit të lirisë

15:37 | 22 Shtator 2024
E.G

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se heronjtë e lirisë , Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë themeli i horizontit të lirisë dhe shtetit tonë sovran.

Krasniqi me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se për ta më e shtrenjtë ishte liria se sa jeta e tyre, shkruan Arbresh.info.

“Për ta, më e shtrenjtë ishte liria sesa jeta. Për të parën do të vdisnin me një buzëqeshje në fytyrë – sepse e dinin se kjo ishte rruga e vetme drejt nderit dhe përjetësisë.Përgjithmonë mirënjohës ndaj tyre dhe mijëra burrave e grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me sakrificë e vetëmohim, u bënë themel i horizontit të lirisë dhe shtetit tonë sovran”,  ka shkruar ai.

Kreu i PDK-së ka kujtuar edhe heronjtë e tjerë të rënë si Fatime Hetemi, Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha, Hamit Lladrovcin dhe Shefqet Zeka.

“Sot, në 26 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, kujtojmë me nderim heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, së bashku me bashkëluftëtarët e pandashëm Fatime Hetemi, Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha, Hamit Lladrovci dhe Shefqet Zeka. Nga organizimi dhe rezistenca politike, burgjeve jugosllave, e deri në betimin për luftë e liri deri në vdekje, Fehmiu dhe Xheva ishin gjithmonë bashkë. Të dy kishin lidhur fatin e tyre personal me fatin e Kosovës”, u shpreh Krasniqi./Arbrehs.info/

 

Të ngjashme