Një shpërthim i shkaktuar nga një rrjedhje gazi në një minierë qymyri në Iranin lindor ka vrarë të paktën 51 persona, thanë media shtetërore të dielën.
Më shumë se 20 të tjerë u plagosën pas shpërthimit në provincën e Khorasanit të Jugut, raporton BBC transmeton Arbresh.info.
Raportohet se është shkaktuar nga një shpërthim gazi metani në dy blloqe të minierës në Tabas, 540 km në juglindje të kryeqytetit Teheran.
Shpërthimi ndodhi në orën 21:00 me orën lokale të shtunën, tha media shtetërore.
Guvernatori i Khorasanit të Jugut, Javad Ghenaatzadeh, tha se në momentin e shpërthimit në blloqe ishin 69 punëtorë.
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...