Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka marr pjesë në takimin “Pekin +30: Barazia Gjinore, të drejtat dhe fuqizimi për të gjitha gratë dhe vajzat” në New York në kuadër të Samitit për të Ardhmen.
Në fjalën e tij të rastit, Hasani përsëriti angazhimin e Shqipërisë për barazinë gjinorë dhe fuqizimin e grave dhe vajzave.
“Përsërita angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave e vajzave, duke përfshirë masat për integrimin e buxhetit të përgjegjshëm gjinor në të gjitha nivelet, fuqizimin e grave dhe vajzave në jetën publike dhe konfirmimin e rolit të tyre jetësor, në krijimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë”, ka shkruar Hasani në Facebook./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...