Google ADS

Platforma “Deputeti që Duam”, Rama: Deri më tani janë kryer 215 aplikime

08:46 | 22 Shtator 2024
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se deri më tani janë kryer 215 aplikime në platformën “Deputeti që Duam” të Partisë Socialiste.

Përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në Facebook me mesazhet e disa prej aplikuesve, Rama shprehet se është i mirëpritur cilido që dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030.

“MIRËMËNGJES dhe me disa videogrimca të shkëputura nga 215 aplikimet e deritanishme në platformën “Deputeti që Duam”, ku është i mirëpritur cilido që dëshiron t’i bashkohet skuadrës sonë të re #PS30për SHQIPËRINË 2030 ju uroj të gjithëve të diel të bukur”, shkruan Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme