WhatsApp ka filluar të nxjerrë një përditësim për testuesit beta së bashku me një veçori të re të krijuar për t’i mbajtur përdoruesit të sigurt nga mesazhet e padëshiruara të dërguara nga llogari të panjohura.
Një gjurmues i veçorive zbuloi një veçori të re që mbron automatikisht përdoruesit nga dërguesit e paidentifikuar, duke filtruar mesazhet në rrethana specifike.
Bëhet e ditur se veçoria është tashmë e disponueshme për disa testues dhe duhet të aktivizohet manualisht, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ajo përfundimisht do të bashkohet me dy veçori të tjera të sigurisë ‘të avancuara’ që synojnë mbrojtjen e privatësisë së përdoruesit gjatë përdorimit të aplikacionit të mesazheve.
Pas përditësimit në WhatsApp beta për Android 2.24.20.16, përdoruesit do të kenë qasje në cilësimin e ri që bllokon mesazhet nga llogaritë e paidentifikuara.
Përshkrimi i aplikacionit për veçorinë e re thotë se ai është krijuar për të mbrojtur llogarinë e një përdoruesi dhe për të përmirësuar performancën e pajisjes.
Pasi të aktivizohet, platforma e mesazheve do të “bllokojë mesazhet e dërguara nga llogari të panjohura nëse tejkalojnë një vëllim të caktuar”.
Kjo veçori aktualisht është e kufizuar për testuesit beta, që do të thotë se përdoruesit e tjerë duhet të presin për një shpërndarje më të gjerë. /Telegrafi/
“Bota është në zjarr”, Trump reagon pas sulmit me raketa të ...
Më shumë se 100 persona janë duke përgatitur padi kundër rep...
Sa herë në vit duhet t’i prisni flokët? – Këshillat e duhura
Çajrat bimorë që shuajnë dëshirën për cigare
Pas sulmit iranian, Ambasada e Shqipërisë tregon numrat ku q...
Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu: Irani do ta paguajë shtrenjt...