Galatasaray ka marrë një fitore në udhëtim tek rivali i madh Fenerbahce me rezultat 3-1 në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Turqisë.
Pas vetëm 20 minutash në derbi, Dominik Livakovic nuk arriti të intervenonte mirë, duke realizuar auto-gol, pasi topi e goditi shtyllën dhe më pas kroatin në shpin për të përfunduar në rrjetë.
Tetë minuta më vonë, Dries Mertens e dyfishoi epërsinë për Galatasarayn me një asistim të Victor Osimhen.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë në derbi, derisa në 45 minutat e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë.
Gabriel Sara e bëri rezultatin 3-0 në minutën e 60-të, kur u asistua prej Lucas Torreira.
Tre minuta më vonë, Edin Dzeko shënoi golin e nderit për Fenerin, kur realizoi nga penalltia për 3-1.
Pas gjashtë xhirosh të zhvilluara, Galatasaray ka 18 pikë, pesë më shumë se Fenerbace që ka për trajner Jose Mourinhon.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...