Google ADS

Presidenti i Feronikelit ’74 reagon ashpër pas ndeshjes kundër Suharekës

20:35 | 21 Shtator 2024
D.H

Feronikeli ’74 është mposhtur 2-0 nga Suhareka në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.

Një penallti e dhënë në fundin e pjesës ngjalli reagime të shumëta në opinionin sportiv, shkruan Arbresh.info.

Madje ashpër reagoi edhe presidenti i klubit, Erlind Krasniqi.

Reagimi i tij i plotë:

“E njëjta çorbë” edhe sivjet, veq më e “tharbtë”

Sezonin e kaluar u munduan të na nxjerrin nga liga duke mos kursyer asgjë nga mekanizmat në dispozicion, ndërsa synimi po vazhdon edhe tani, por ne nje nivel tjeter edhe me shqetesues; duke mos e shfytëzuar apo duke mos u konsultuar as me mjetin e futbollit modern, VAR’in, i cili është në sherbim të ndarjes së drejtësisë ne fushën e gjelbert.

Skandaloze ishte sot akordimi i penalltisë ne favor të klubit të Suharekes. Madje 11 metershin nuk e priste as lojtari suharekas duke e ditur mire se aty nuk ndodhi asnje kontakt fizik mes lojtaresh (shih videon e bashkangjiur)

Krejt kjo mbase e ka nje pyetje te drejte: djalin e kujt në FFK duhet me marr në ekip për të pasur suksese?

Ju kërkoj falje tifozëve për këto rezultate, por situata reale është kjo që e shihni edhe ju.

Dhe si rrjedhoj natyrisht se ka pak tifozë në tribuna sepse dallaveret janë të mëdha!”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme