Google ADS

Prishtina shënon fitoren e parë në elitën e basketbollit kosovar

19:27 | 21 Shtator 2024
D.H

Sigal Prishtina shënon fitoren e parë në edicionin e ri të basketbollit kosovar me rezultat 96 – 82 ndaj Boras.

Bardhekaltrit e kontrolluan ndeshjen nga fillimi deri në fund falë vendosjes më të mirë defensive dhe kryerjen e tyre me sukses dhe kundërsulmet që e bën dallimin në fund.

Bora kishte 20 topa të humbur dhe dukej që po luante kundër vetes së saj.

Më të dalluarit në fitoren e Prishtinës ishin : DJ Burns me 23 pikë e 13 kërcime si dhe Muhamedali Janjeva me 21 pikë.

Pikë dyshifrore shënuan edhe tre basketbollistë të tjerë.

Bora ende nuk e ka shijuar fitoren e parë pas dy ndeshjeve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme