Kosova dhe Gjermania shënuan 25-vjetorin e bashkëpunimit zhvillimor me aktivitete të ndryshme në kryeqytet. Përfaqësuesit e të dyja vendeve folën për ndihmën që shteti gjerman i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe përfitimet e saj.
Zv/ambasadori gjerman Matthias Conrad, tha se Kosova është një histori suksesi.
“Ky partneritet është dëshmi e miqësisë sonë të qëndrueshme dhe angazhimit tonë për një të ardhme më të ndritshme. Përgjatë 25 viteve të fundit, Kosova ka ndërmarrë hapa të mëdhenj drejt zhvillimit ekonomik dhe social dhe Kosova është një rrëfim i suksesit. Gjermania ka investuar gati 1 miliard euro qysh prej vitit 1999 kur është çliruar Kosova në mbështetje të zhvillimit të këtij vendi”, tha Conrad.
Ai ka thënë se përkushtimi i Gjermanisë ndaj Kosovës është i palëkundur dhe se do të qëndrojnë përkrah Kosovës, jo vetëm si partner dhe aleat, por si mik i vërtetë.
Ndërkaq, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se Gjermania është partneri kryesor tregtar për Kosovën.
“Gjermania po ashtu është edhe partneri për investime kryesor por edhe për sigurinë e Kosovës, për ekipin më të madh të KFOR-it për sigurinë e vendit tonë. Në vitin 2008 pas deklarimit së pavarësisë së Republikës së Kosovës, në konferencën pas pavarësisë, Gjermania ishte një nga donatorët më fer dhe më të drejt ndaj republikës sonë duke ofruar zotime për bashkëpunime të reja me vendin tonë, që ishte një befasi për ne”, tha ai.
Në shënim të këtij përvjetori të bashkëpunimit, mes aktiviteteve të shumta u prezantua dizajni i ‘Buddy Bear’, si simbol i miqësisë mes dy shteteve./rtk
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...