Përleshja mes tifozëve në Fushë Kosovë, policia jep detaje

18:12 | 21 Shtator 2024
D.H

Përleshjet mes tifozëve në Ligën e Parë nuk kanë ndalur, një e tillë ka ndodhur edhe sot në Fushë Kosovë, mes tifozëve të këtij qyteti “Pampurat” dhe atyre të Vushtrrisë, “Forca”.

Në këtë përleshje ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Derisa dy persona janë lënduar, pesë të tjerë janë arrestuar nga policia.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 15:00, në Stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, gjatë një ndeshje futbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët janë përleshur gjuajtur mes vete me mjete të forta,  me  ç ‘ rast janë lënduar 2 prej tyre. Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për incidentin. Deri tani janë  arrestuar pesë persona të dyshuar’, ka thënë zëdhënja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndeshja mes Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë ka përfunduar me rezultat 1-3 në të mirë të mysafirëve./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Nuk ndalet dhuna në futbollin kosovar, përleshen mes vete tifozët e Fushë Kosovës dhe ata të Vushtrrisë

Të ngjashme