Begaj në Ditën e Paqes: Bota është trazuar në mungesë të saj

11:11 | 21 Shtator 2024
K.B

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, është shprehur se fatkeqësisht bota është e trazuar nga mungesa e paqes në disa rajone.

Begaj shprehet se zhvillimet e të fundit ndërkombëtare kanë treguar se paqja nuk është asnjëherë e sigurt.

“Po jetojmë në një botë të trazuar nga konfliktet që përbëjnë kërcënime dhe rreziqe për paqen dhe sigurinë botërore. Zhvillimet më të fundit ndërkombëtare kanë treguar se paqja nuk është asnjëherë e sigurt. Historia na njeh ne shqiptarët si paqedashës. Luftërat që nuk i zgjodhëm, na kanë dhënë mësime të vyera”, shkruan Begaj në Facebook.

Begaj tha që le të vijojmë të shpërndajmë modelin tonë të paqes e të ruajmë kulturën e mbrojtjes së saj.

Bota ka nevojë për të!”, është shprehur Begaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme