Google ADS

Shënohet 25 vjetori i bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë

07:39 | 21 Shtator 2024
K.B

Sot shënohet 25 vjetori i bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, do të ketë aktivitete të ndryshme informative, edukative edhe argëtuese që do të prezantohen nga kompani dhe institucione kosovare dhe gjermane, që punojnë në Kosovë.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë,

Zv. Ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Kosovë, Matthias Conrad

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama

Drejtori i GIZ Kosova, David Oberhuber.

Në këtë event poashtu do të prezantohet dizajni i ri të Buddy Bear – i cili është një simbol i miqësisë gjermano-kosovare./Arbresh.info/

Të ngjashme