Google ADS

Vengu: Regjimenti i Operacioneve Speciale, pjesë e stërvitjes me britanikët

22:11 | 20 Shtator 2024
R J

Trupat e Regjimentit të Operacioneve Speciale po përgatiten të marrin pjesë në stërvitjen “Austere wolf-24” në Pashaliman, ku bashkë me trupat britanikë, Flotën tonë Detare dhe atë Ajrore, do të testojnë aftësitë ndërvepruese në operacionet e përbashkëta të zbarkimit në zona bregdetare dhe vijimin e operacioneve tokësore.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur se “Austere wolf-24” është pjesë e stërvitjes më të madhe “Corridor VIII Response” me trupat britanikë dhe shihet një kontribut i drejtpërdrejtë e me ndikim strategjik në fushën e bashkëpunimit, sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe promovimit të Korridorit VIII./atsh

Të ngjashme