Komisioni zgjedhor i shtetit të Xhoxhias, që kontrollohet nga republikanët, votoi me shumicë 3 me 2 të premten për numërim me dorë të miliona fletëvotimeve në nëntor. Aktivistët që mbrojnë të drejtën e votës thane se vendimi mund të shkaktojë vonesa, të prodhojë gabime dhe të hedhë bazat për kundërshtime të stisura të procesit të numëritmit, në shtetin fushëbetejë.
Numërimi me dorë i votave është vendimi më i fundit në një sërë ndryshimesh të miratuara muajt e fundit nga një shumicë konservatore pro-Trump e komisionit, të cilët thonë se po përpiqen t’i bëjnë zgjedhjet e 5 nëntorit, më të sigurta.
Por grupet për të drejtën e votës thonë se ndryshimet mund të lejojnë anëtarët e bordit zgjedhor të vonojnë ose kundërshtojnë çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, duke e çuar procesin drejt kaosit në këtë shtet.
Xhorxhia është një nga shtatë shtetetet që mund të përcaktojë fatin e garën mes kandidatit republikan për President Donald Trump si dhe kundërshtares së tij demokrate, Nënpresidentes Kamala Harris.
Në zgjedhjet e vitit 2020, zoti Trump e humbi Xhorxhian me më pak se 12,000 vota krahasuar me kundërshtarin e tij demokrat Joe Biden. Zoti Trump ka pohuar, por pa dhënë asnjë provë, se rezultati ishte produkt i manipulimeve të gjera.
Numërimi me dorë, që u miratua falë një votimi 3 me 2, u denoncua nga administratorët e zgjedhjeve dhe punonjësit zgjedhorë, që morën pjesë në takim si dhe u kundërshtua nga sekretari i shtetit të Xhorxhias dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.
Me këtë vendim Xhorxhia bëhet i vetmi shtet në SHBA që zbaton një gjë të tillë, sipas Gowri Ramachandran, drejtor i zgjedhjeve dhe sigurisë në Qendrën Brennan për Drejtësi të Universitetit të Nju Jorkut.
Sekretari republikan i Shtetit Brad Raffensperger, zyrtari më i lartë i zgjedhjeve të këtij shteti, kishte paralajmëruar përpara takimit se vendosja e këtij regulli do t’i hapte rrugë “mundësisë për gabime, humbje, apo vjedhje të fletëve të votimit, si dhe manipulimeve”.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit paralajmëroi gjithashtu këtë javë se nëse bordi merr një vendim të tillë, ka të ngjarë të tejkalojë autoritetin që i jep ligji.
Zoti Trump përballet me akuza penale në Xhorxhia, lidhur me atë që është cilësuar si presion ndaj zyrtarëve të shtetit për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Por ish-presidenti i ka hedhur poshtë akuzat.
Ai ka vazhduar t’u bëjë jehonë qëndrimeve të tij të pabazuara në fakte, mbi legjitimitetin e zgjedhjeve në SHBA, duke nxitur aktivistët konservatorë dhe ligjvënësit në të gjithë vendin, të vendosin rregulla të reja lidhur me votimin në emër të parandalimit të manipulimeve.
Rregulli i numërimit me dorë do të kërkonte që tre punonjës të qendrës së votimit në secilën prej më shumë se 6500 zonave të shtetit të hapnin kutitë e mbyllura të fletëve të votimit të skanuara nga makineritë dhe të kryenin një numërim me dorë, duke filluar nga dita e parë prej përfundimit të procesit të votimit./voa
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...