Opinioni i Pavarur Studentor ka fituar zgjedhjet studentore që u mbajtën të mërkurën në Universitetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”. Me 2424 vota kjo organizatë ka dal e para për ulëset që ka fituar në Parlamentin Studentor, ndërsa po ashtu e para me 2464 vota për këshilla të studentëve, shkruan Zëri.
Prej 44849 mijë studentëve që ka Universiteti i Prishtinës gjithsej në votime kanë dal rreth 11 mijë studentë. Këta student kanë hedhur votën për nëntë organizata studentore: Fryma e Re Studentore, Iniciativa Studentore Progresi, Lëvizja Studentore për Barazi, Studim, Kritikë dhe Veprim, Opinioni i Pavarur Studentor, Paqja Studentore, Perspektiva Studentore, Reforma në Proces, Unioni i Pavarur i Studentëve të Kosovës dhe Unioni i Studentëve Proevropian. Rezultatet preliminare për Parlamentin Studentor të publikuara në faqen zyrtare të Universitetit e kanë nxjerrë fituese të zgjedhjeve studentore organizatën OPS (Opinioni i Pavarur Studentor) me 2424, vota, e dyta renditet USPE (Unioni i Studentëve Proevropian) me 2029,vota RENP (Reforma në Proces) me 1757 vota, UPSK (Unioni i Pavarur i Studentëve të Kosovës) me 1480 vota, FER-UP (Fryma e Re Studentore) me 876, PS-UP (Paqja Studentore ) me 695vota, SKV (Lëvizja Studentore për Barazi, Studim, Kritikë dhe Veprim) me 683 vota, PRS-UP ((Perspektiva Studentore) me 410 vota, ISP-UP(Iniciativa Studentore Progresi) me 342 vota. Për Këshillat e studentëve sipas rezultateve preliminare të shpallura nga Universiteti, tri organizatat e para studentore figurojnë OPS me 2464 vota, pas saj vjen USPE 1969, RENP me 1559 vota, UPSK me 1472 vota, FER-UP me 888 vota, PS-UP me 731 vota , SKV me 653 vota, PRS-UP me 535 vota, ISP-UP me 319 vota. Sipas statutit të Universitetit organizatat studentore kanë të drejtë të propozojnë anëtarët për parlamentin e studentëve dhe këshillin e studentëve të njësive akademike në bazë të rezultateve të zgjedhjeve në çdo dy vjet.
Limiti për nominimin e anëtarëve të organizatave studentore është 3 për qind e numrit të përgjithshëm të votave në nivel të njësisë përkatëse akademike për këshillat e studentëve të njësive akademike. Kurse 5 për qind e numrit të përgjithshëm të votave për Parlamentin e Studentëve. Mandati i anëtarëve të Parlamentit të studentëve dhe këshillit të studentëve të njësive akademike zgjat 2 vjet.
Kurse numri i tërësishëm i anëtarëve të parlamentit të studentëve është 17. Anëtarët propozohen nga organizatat studentore në bazë të numrit të përgjithshëm të votave të arritura në zgjedhjet e studentëve dhe sipas listave prioritare të kandidatëve të publikuara nga secila organizatë studentore në fillim të fushatës zgjedhore. Parlamenti i studentëve zgjedh anëtarët e Senatit nga lista e të propozuarve e përgatitur nga këshilli i studentëve i njësisë akademike. Ndërsa, kryetari i Parlamentit të Studentëve është anëtar exofficio nga numri i përgjithshëm i anëtarëve studentë të Senatit.
Ndërsa, për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në UP ka reaguar një ditë më parë organizata “Paqja Studentore”, si dhe SKV-ja. Kjo e fundit ka denoncuar se një numër i studentëve nuk figurojnë fare në listën e votuesve, pavarësisht që ata janë të rregullt në studime, si dhe është evidentuar edhe një person i cili ka votuar për herë të dytë në Fakultetin Filozofik. Në vendvotime, SKV ka njoftuar se është lejuar mundësia që studentët të votojnë me letërnjoftim, pa mjet tjetër identifikues të studentëve.
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
MPB miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes ...
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...