Prokuroria : Dejona Mihali po intervistohet në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale

12:35 | 20 Shtator 2024
K.B

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat Prokuroria Speciale i ka në hetim.

Kështu bën të ditur Prokuroria Speciale në një njoftim për media.

“Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, thuhet në njoftimin e kësaj Prokurorie./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Dejona Mihali po intervistohet nga Prokuroria Speciale për dy raste të korrupsionit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme