Ish-Presidenti Donald Trump ka folur sërish për situatën në Lindjen e Mesme dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA. Trump i cilësoi zgjedhjet e ardhshme amerikane si më të rëndësishmet në historinë e Izraelit.
Trump shtoi se votuesit hebre duhet ta mbështesin atë në përmasa më të mëdha për shkak të historisë së tij në Izrael.
“Ju duhet ta mposhtni Kamala Harrisin më shumë se çdo popull tjetër në tokë”, tha Trump, duke shtuar: “Nuk e kam thënë kurrë më parë këtë: Më shumë se çdo popull në tokë, Izraeli duhet ta mposhtë atë.”
Më pas ai gjatë deklaratave të tij premtoi se do ta “bënte përsëri Izraelin të madh”.
Nga ana tjetër Amy Spitalnick, CEO e Këshillit Hebre për Çështjet Publike dhe një ish-ndihmëse e zyrtarëve demokratë në Nju Jork, ka reaguar pas këtyre deklaratave ndërsa e akuzoi Trumpin për përdorimin e një fjalimi për antisemitizmin si një mundësi për të sulmuar komunitetin hebre amerikan.
“Trajtimi i hebrenjve dhe Izraelit në mënyrë të tillë i bën hebrenjtë, Izraelin dhe të gjithë ne më pak të sigurt”, shtoi Spitalnick./abcnews.al/
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...