Google ADS

Hansi Flick debuton me humbje në Ligën e Kampionëve, Barça mposhtet nga Monaco

23:06 | 19 Shtator 2024
D.H

Barcelona është mposhtur nga Monaco me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nuk nisi aspak mirë për katalanasit kur në minutën e 10-të, me karton të kuq u ndëshkua Eric Garcia, shkruan Arbresh.info.

Ndërkohë gjashtë minuta më vonë Akliouche shënoi golin e epërsisë për francezët.

Mirëpo, Barcelona u rikthye në lojë falë një goli të talentit, Lamine Yamal.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Ndërsa, Monaco riktheu epërsinë ë minutën e 71-të, pëmres Ilenikhenas.

Deri në fund gola nuk pati dhe Monaco shënoi fitoren kurse Hansi Flick u njoftua me humbjen e parë në këtë sezon me Barcelonën.

Sfidën e radhës, Monaco luan me Dinamo Zagrebin në udhëtim kurse Barcelona, pret Young Boys në shtëpi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme