Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka deklaruar se familja Jashari nuk ka ndërhyrë asnjëherë në konkursin për Projektin Memorial “Adem Jashari”.
Ai, në Dukagjin, tha se përkundrazi familja Jashari i ka mbështetur institucionet.
“Absoulutisht asnjë ndërhyrje. Në përbërjen e komitetit ndërministror sipas ligjit bën pjesë edhe përfaqësuesi i familjes Jashari. Asnjëherë asnjë ndërhyrje nga familja Jashari, përkundrazi, mbështetje maksimale për institucionet”, tha ai.
Tutje, ai tha se konkursin e ka fituar operatori që “është shpallur i përgjegjshëm” dhe i ka zbatuar rregullat.
Ai tutje dha shpjegimin e tij pse u shpall fitues një operator që ishte më i shtrenjtë se të tjerët.
“Operartori që u shpall i përgjegjshëm, kur i hapet oferta financiare, del që ata kanë ofertu më çmim më të lartë se që u shpall procedura. Kur e kemi shpallë procedurën në fillim, në kodin buxhetor të kompleksit memorial nuk kishte buxhet të mjaftueshëm. Në këto raste ekziston një instrument i jashtëzakonshëm që është në diskrecion të MF-së. Ai e lëshon një garanci me nisë procedurën, thotë që në momentin që krijohet shpenzimi ne e mbulojmë atë shpenzim. E kemi përdor këtë mekanizëm që është ligjor, vetëm për të fitu në kohë”, tha ai.
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...