Ndeshja mes Deçanit dhe Prizrenit kishte degjeneruar në dhunë. Klubi i futbollit Deçani është dënuar me zhvillimin e tri ndeshjeve jashtë stadiumit të saj dhe pa praninë e shikuesve, ndërsa dënime kanë marr edhe lojtarët që janë përfshirë në zënkën që ndodhi në këtë përballje.
Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka dënuar fillimisht klubin e Deçanit për dhunën e shfaqur, përcjell Arbresh.info.
Ndeshja për xhiron e dytë të Ligës së Dytë në mes të Deçanit dhe Prizrenit u ndërpre pak para fundit pas përleshjes mes lojtarëve në fushë e po ashtu sulmit fizik ndaj lojtarëve mysafirë nga tifozët vendas.
“Sjelljet e tilla janë të papërshtatshme, të papranueshme dhe josportive. Kjo mund të shkaktojë dëme për imazh dhe integritetin e sportit në përgjithësi. Ky vendim është i nevojshëm për të mbrojtur integritetin dhe imazhin e sportit dhe për të zbatuar rregullat dhe normat e përgjithshme të sjelljes sportive konform akteve normative të FFK-së”, shkruan në arsyetimin e FFK-së.
Lojtarët e përfshirë në përleshje, Donat Aliçkaj e Beqir Tolaj të Deçanit si dhe Bill Willson i Prizrenit janë dënuar me gjashtë ndeshje moslojë.
Megzon Rogova i Deçanit u suspendua me dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq, të cilin e mori për shkak se kishte tërhequr për flokësh Willsonin e Prizrenit.
Klubi i futbollit Deçani është dënuar me zhvillimin e tri ndeshjeve jashtë stadiumit të saj dhe pa praninë e shikuesve. Vendimi është marrë të enjten nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës./Arbresh.info
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...