Dy ushtarë izraelitë janë vrarë pranë kufirit të vendit me Libanin, ka thënë ushtria izraelite.
Mediat izraelite raportojnë se njëri u vra nga një dron dhe tjetri nga një raketë antitank e lëshuar nga Hezbollahu përtej kufirit.
Izraeli dhe Hezbollahu kanë vazhduar shkëmbimin e zjarrit pas shpërthimeve vdekjeprurëse në të gjithë Libanin të martën dhe të mërkurën.
Më herët, kreu i Hezbollah Hassan Nasrallah fajësoi Izraelin për sulmet ndaj pajisjeve të komunikimit, ku mbetën të vrarë disa persona dhe u plagosën më shumë se 3 mijë të tjerë.
“Izraeli u përpoq të vriste 4000 njerëz menjëherë,” tha Nasrallah, duke iu referuar sulmeve të së martës dhe të mërkurës. “Ky është terrorizëm i pastër. Do t’i quajmë “Masakra e së martës” dhe “Masakra e së mërkurës”. Këto janë krime lufte ose të paktën shpallje lufte”, shtoi ai./abcnews.al
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda