Një vit nga sulmi, Manastiri i Bajnskës mbyllet nga 23 deri më 26 shtator

17:53 | 19 Shtator 2024
K.B

Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit ka njoftuar se manastiri i Banjskës do të mbyllet për vizitorë nga 23 deri më 26 shtator.

Kjo mbyllje e Manastirit të Banjkës vjen në kohën kur agresioni në Bansjkë më 24 shtator shënon 1 vjetorin.

njoftimin e dhënë nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit thuhet se arsyeja e mbylljes së manastirit për vizitorë në këtë periudhë është siguria dhe ruajtja e paqes.

“Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit njofton opinionin se manastiri i Banjkës do të jetë i mbyllur për vizitorë të hënën, të martën, të mërkurën dhe të enjten (23-26 shtator) për arsye sigurie dhe për të ruajtur paqen, e cila aktualisht është e një rëndësie të madhe për manastirin”, thuhet në njoftim.

Ndryshe më 24 shtator bëhet një vit nga sulmi terrorist në Bsnjskë të Zveçanit, ku u vra heroi Afrim Bunjaku./Arbresh.info/

Të ngjashme