Caktohen gjyqtarët që do ndajnë drejtësinë në xhiron e gjashtë në Superligë

16:26 | 19 Shtator 2024
D.H

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka caktuar tashmë me anë të shortit gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Xhiro e gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës fillon nesër (e premte) me një ndeshje, ndërsa nga dy ndeshje do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën.

Ndeshja e vetme e ditës së premte është ajo në mes të Prishtinës dhe Dukagjinit, e cila do të gjykohet nga Dardan Çaka, i ndihmuar nga asistentët Granit Hyseni dhe Bekim Rama.

Në ditën e shtunë do të luajnë Ferizaj-Llapi, ku gjyqtar kryesor do të jetë Mervan Bejtullahu i ndihmuar nga asistentët Edmond Zeqiri dhe Gzim Mehmeti, ndërsa ndeshja tjetër Suhareka-Feronikeli 74 do të gjykohet nga Eridon Podvorica me ndihmësit Fatmir Sekiraqa dhe Meriton Berisha.

Në ditën e diel zhvillohet derbi mes Dritës dhe Ballkanit, i cili pritet të gjykohet nga kryesori Lirim Jashari së bashku me ndihmësit Bujar Selimaj dhe Fatlum Jashari, ndërsa ndeshja tjetër mes Malishevës dhe Gjilanit gjykohet nga Visar Kastrati i ndihmuar nga anësorët Fatlum Berisha dhe Hekuran Osmani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme