Policia e Shkodrës ka ngritur procedurë penale ndaj një 37-vjeçari për mbajtjen në kushtet të papërshtatshme një shpend hutë (Buteo buteo).
Në njoftimin e lëshuar thuhet se policia e mori informacionin nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (P.P.N.E.A), për një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj, që mbahej nga personi në fjalë.
“Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. B., 37 vjeç, banues në Shkodër, për vepren penale ‘Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër’”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet shpendi, i cili aktualisht po trajtohet nga specialistët e menaxhimit veterinar të bashkisë Shkodër. /Klankosova.tv
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...