Google ADS

Haxhiu takon homologun nga Republika e Maltës, flasin për reformat në drejtësi

14:57 | 19 Shtator 2024
E.G

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti sot në takim homologun e saj nga Malta, Jonathan Attard, i cili ishte i shoqëruar nga Ambasadorja e Maltës në Kosovë, Juliana Scerri Ferrante.

Sipas njoftimit, ky takim përfaqëson një tjetër hap përpara në zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, duke u fokusuar në çështjet kyçe të drejtësisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, shkuan Arbresh.info.

Gjatë takimit, Haxhiu ndau arritjet e rëndësishme të Ministrisë së Drejtësisë gjatë këtij mandati, duke theksuar reformat e ndërmarra për forcimin e sundimit të ligjit dhe përmirësimin e institucioneve të drejtësisë.

Ajo gjithashtu nënvizoi sfidat e vazhdueshme që kanë shoqëruar këto reforma, përfshirë nevojën për të përmirësuar efikasitetin e sistemit gjyqësor dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Ndërkaq, Attard shprehu mirënjohjen për përpjekjet e Kosovës në fushën e drejtësisë dhe ofroi përvojat e Maltës në forcimin e institucioneve demokratike, përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe transparente.

“Të dy palët theksuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës për të adresuar sfidat e përbashkëta, si dhe nevojën për të bashkëpunuar më ngushtë në nivel ndërkombëtar.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Mes të tjerash, palët u dakorduan për krijimin e mekanizmave më të fortë bashkëpunimi, që do të kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta në forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin e demokracisë në të dy vendet./Arbresh.info/

Të ngjashme