Trishtim dhe lot, përcillet në banesën e fundit ish deputeti-Gerti Bogdani

14:12 | 19 Shtator 2024
L G

Ish-deputeti i PD Gerti Bogdani është përcjellë për në banesën e fundit pas homazheve të mbajtura për rreth 3 orë në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.

Me lot e dhimbje, familjarë, miq, kolegë të politikës dhe njerëz të zakonshëm nderuan kujtimin e ish-deputetit i cili u nda papritur nga jeta një ditë më parë për shkak të një ataku kardiak.

Mbahen homazhet për Gerti Bogdanin në ambientet e parlamentit

Në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë kanë nisur të mbahen homazhet në nder të ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani i cili u nda nga jetë një ditë më parë për shkak të një ataku kardiak.

Gerti Bogdani do të përcillet ditën e sotme drejt banesës së fundit pasi humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme, në moshën 44-vjeçare.

Kolegë nga të gjitha krahët e politikës, miq e qytetarë të shumta kanë pritur në radhë para ambienteve të Kuvendit për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-deputetit Bogdani./euronews/

Të ngjashme