Google ADS

Kosova ngjitet në ranglistën e re të FIFA-s

13:34 | 19 Shtator 2024
L G

Është publikuar ranglista e re nga FIFA. Në këtë renditje, kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje për dy pozita.

“Dardanët” nga pozita e 106-të, tani pozicionohen në pozitën e 104-të, pas rezultateve të dy ndeshjeve në NATIONS League.

Në fakt, Kosova pësoi humbje turpëruese në ndeshjen ndaj Rumanisë, por duket se fitorja e thellë në ndeshjen e dytë ndaj Qipros ka ndikuar që pozita të pëmirësohet.

Shqipëria ka rënë me një pozicion, ndërsa Kosova ka pasur ngjitje me dy.

Nga renditja më e fundit e FIFA-s, “top 10” nuk ndryshon. Argjentina vijon të jetë në krye, e ndjekur nga Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Belgjika, Holanda, Portugalia, Kolumbia dhe Italia./Arbresh.info/

Të ngjashme