Ministria e Mjedisit sot po lëshon Certifikatën e parë të Performancës Energjetike për ndërtesat në Kosovë.
Ministri i këtij dikasteri, Liburn Aliu tha se këtë hap po e fillojnë me ndërtesën e Rilindjes, raporton Arbresh.info.
“Kemi kënaqësinë që po e fillojmë një hap të rëndesishëm që po fillojmë më ndertesen e Rilindjes ku jemi dhe vet dhe do te vazhdojmë më pas.”, u shpreh ai.
Aliu theksoi se ky është një hap i rëndësishëm në fushën e energjisë në vendin tonë.
“Jemi përcaktuar qartë se qeverinë në politikat tona karshi ndryshimeve klimatike në glob dhe meqë këto ditë është java e aktiviteteve për zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë, jemi përcaktu qartë për tranzicion në energji dhe nga fusha e transportit, por pjesa e eficiencës është një faktorët kryesorë.”, tha ai.
Ministri Aliu tha se në fushën e eficiencës ne falenderojmë shtetin gjerman që na ka ndihmu shumë në përgatitjen dhe analizën.
“Certfikata e Performancës Energjetike në Ndërtesa në Republikën ë Kosovës, është dokument i rendesishem dhe gjithëpërfshirës për secilën ndërtesë në Republikën e Kosovës.”, u shpreh ai.
Ai tha se synim kanë poërfshirjen e të gjitha ndërtesave në vend,
“Po fillojmë me dy ndërtesa, po synojmë për të përfshirë të gjitha ndërtesat në vendin tonë, kjo nënkupton përgatitjen e profesionistëve qe do të jenë auditorë dhe do të merren me performancën e tyre, tashmë janë certfikuar 15 trajnerë.”, tha ai.
“Uroj të na shkojë punë te mbarë dhe të kemi organizim të punëve.”, përfundoi Aliu./Arbresh.info/
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama
Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të tri projekteve n...
Moti sot i vranët dhe me shi